Lajme

Sinani, Halimi e Hasani takohen me presidentin Nikoliq, ambasadorin shqiptar dhe të OSBE-së në Beograd

Bartësja e Listës së Partisë për Veprim Demokratik për zgjedhjet lokale dhe parlamentare Ardita Sinani, kryetari Riza Halimi dhe deputeti popullor Fatmir Hasani me ftesë të presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq morën pjesë në takimin zyrtarë.

Gjatë takimit me presidentin Nikoliq u diskutuan tema të ndryshme me interes të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sipas zonjës Sinani gjatë këtij takimi u shtjellua dhe mundësia e kyçjes së shqiptarëve në udhëheqje të qeverisë së re.

Delegacioni shqiptyarë nga Lugina e Preshevës po ashtu realizoi takim të ndara me ambasadorin e Republikës së  Shqipërisë në Beogread Ilir Bocka dhe shefin e OSBE-së në Serbi Peter Bukhard të cilët dhanë përkrahje të madhe në kyçjen e shqiptarëve në qeverinë e Serbisë.

Ardita Sinan, theksoi se në periudhën vijuese presim qasje ndryshe për trajtimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. /A.Saqipi-Titulli.com/

Related Articles

Back to top button