Lajme

Studentët nga Presheva realizuan vizita studimore në Maqedoni

“Për të moshuarit udhëtimi është përvojë, kurse për të rinjët mësim”

Studentët e universitetit Internacional të Novi Pazarit dega në Preshevë gjatë datave 06-07-08 maj 2016, realizuan vizitën studimore në Maqedoni.

Nën udhëheqjen e koordinatorit Kujtim Sadriu dhe asistentit Msc. Shkëlzen Limani grupe studentësh nga të gjitha drejtimet u njohën më përsëafërmi me kulturën traditën, etnografin, vlerat dhe përvojat e  disa qyteteve në Maqedoni.

          Qyteti i pare që u vizitua ishte Manastiri, ku fillimisht vizituan Muzeun e kongresit të “Alfabetit shqip”. Këtu për së afërmi u njohën me historikun, sfidat dhe ecurin e rrjedhës së këtij kongresi dhe arritjen e koncenzusit për përdorimin e shkrimit Latin në gjuhën tone. Aty ngrohtësisht u pritën nga ciceronian me prejardhje nga Presheva znj. Mendushe (Rushiti) Ajdini, e cila ndau shumë përvojë, informacion e emocione për të gjithë. Pastaj ju bë vizitë e shkurtër qytetit në përgjithsi. Pikë takim i ditës së parë ishte teatri “Poshka” në qytetin e Strugës.

          Gjatë ditës së shtune në fillim u organizua një tryezë  diskutimi me karakter njohës e socializimit të vet studentëve në mes vete dhe shtjellimin e tematikave të rrjeteve sociale. Po ashtu nga kjo tryezë stafi sëbashku me studentët u dakorduan për ecurin e vizitës dhe detajet e agjendës. , Pas kësaj studentët vizituan muzeun e Botanikës në Strugë ku si cicerone vullnetar me njohuri shumë të gjërë nga kjo fushë, sërisht ishte një Preshevarë që jeton në Strugë gazetari i mirnjohur Memet Latifi. Në këtë muze studentët u njohën me florën, faunën e zonës por kryesisht me atë që kishte të bënte me dhe rreth liqenit të Ohrit. Aty shkëmbyen përvoja dhe informacione të llojllojshme nga ky aspect. Pjesa tjetër e ditës kishte karakter argëtues ku studentët shfrytëzuan rrezet e diellit të pasdites për të bërë shetitje me barka nëpër Liqenin e Ohrit dhe në këtë mënyrë për ti shijuar bukurit e zones së Strugës me rrethinë. Ndërsa gjatë mbrëmjes kishte mbrëmje argëtuese me muzikë-karaoke.

          Ndërsa ditën e diel të 20 studentët sëbashku me stafin dhe Preshevarin nga Struga Memet Latifi Vizituan muzeun Etnografik në fshatin Livadhi, ku u njohën më gjërësisht me doket dhe zakonet e kësaj treve dhe historikun që e ka përcjell. Aty në shenjë respekti për ne, na u dhuruan disa botime me libra shkencor e monografik të autorit prof. Nebi Dërvishit themelues dhe kontribues i këtij muzeu.

          Kurse pjesën tjetër të ditës vizita u zhvendos në qytetin e Ohrit, ku fillimisht u vizitua kalja e qytetit (kalja e fiseve Ilirie si psh Desaretëve), pjesa e vjetër e qyteti, qarshija dhe vende të tjera arkeologjike e atraktive për  turistët, studjuesit e vizitorët. Studentët gjatë vizitës u takuan me shumë turist ku sidomos ata të gjuhëve të huaja komunikonin dhe shkëmbenin ekperiencat nga përshtypjet që u linin vendet që vizitonin.

Vizita konsiderohet dhe vlerësohet si  e suksesshme sepse ka arritur qëllimin e fitimit dhe shkëmbimit të përvojave profesionale, arsimore, kulturore dhe educative.

Related Articles

Back to top button