Lajme
Themelohet zyrtarisht motoklubi i parë në Luginë “MOTO PRESHEVA”

Kuvendi themelues i Moto Klubit sot në takimin ne mbajtur në Preshevë ka themeluar zyrtarisht Moto Klubin nga Lugina e Preshevës “Moto Presheva”.
Dashamirët dhe pasionuesit e Motoçiklizmit nga Lugina e Preshevës në bazë të statusit dhe rregullores paraprake të klubit kanë zgjedhur drejtuesit dhe kryesia e Moto Klubit “Moto Presheva”.
Në këtë takim unanimisht u emërua edhe presidenti i moto klubit Driton Salihu, sekretar Kenan Kamberi dhe arkatar i klubit Samir Osmani.
U diskutua rreth organizimit të klubit për vitet e ardhshme si dhe antarsimin e antarëve të rinjë.
Gjatë muajit korrik Moto Presheva do të organizojë edhe moto meetingun e parë në Preshevë ku do të marrin pjesë edhe motorista nga të gjitha trojet shqiptare.