Lajme

Vazhdon parkimi i gabueshëm i veturave në Preshevë (Foto)

Parkimi i veturave në vende të cilat ndalohet me ligj në qytetin e Preshevës është një dukuri e shpeshtë. Ndërsa, policia jo gjithëherë reagon në shqiptimin e gjobave.

Veturë e parkuar gabimisht shihet edhe në foton e dërguar nga Agron Sadriu për portalin Presheva.AL

Fotoja është bërë në mesditë në qendrën e Preshevës ku shihet një veturë me tabela të një shteti europian, kështu duke bllokuar komunikacionin dhe duke shkaktuar një kaos në qytetin e Preshevës.

Parkimi gabim i veturave vazhdimisht pengon komunikacionin e stërngarkuar në qytet. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button