Lajme
Zyrtare: Shqiprim Arifi zgjidhet Kryetar i Komunës së Preshevës
Në mbledhjen e I-rë të kuvendit komunal të Preshevës, menjëher pas mbledhjes konstituive të kuvendit Komunal, ku u zgjodhën organet udhëheqëse të kuvendit, u votua edhe për kryetarin e komunës, zv kryetarin e komunës dhe antarëve të këshillit komunal.
Kryetar i Komunës së Preshevës është zgjedhur me 21 vota pro, Shqiprim Arifi nga fshati Tërrnavë, transmeton Presheva.AL
Ndërsa zëvendës kryetar i komunës së Preshevës është zgjedhur Xhelal Mehmeti nga fshati Miratoc, ku mori 21 vota pro të këshilltarëve të kuvendit komunal. / Presheva.AL /