Lajme
“1 Qershori”, Dita ndërkombëtare e fëmijëve, shënohet edhe në Bujanoc
Dita ndërkombëtare e fëmijve “1 Qershgori”, me aktivitet të ndryshme u shënua edhe në sheshin e qytetit të Bujanocit.
Nën patronatin e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, u shënua dita ndërkombëtare e fëmijëve me sërë aktivitesj kulturore nga fëmijët e Enteve Parashkollore të Bujanocit, e që funksionojnë në kuadër të Çerdhes së Fëmijëve “Gëzimi Ynë”.
Me valle dhe recital, parashkollorët shqiptarë dhe serbë, dhanë mesazhe për sëndërtimin e së ardhmes të përbashkët.
Në evinimentin e sotëm të fëmijëve, i pranishëm ishte edhe vet kryetari i komunës, Shaip Kamberi.
“1 Qershori”, Dita ndërkombëtare e fëmijëve, shënohet në tërë botën, si ditë ku fëmijët duhet të trajtohen me kujdes të veçantë./LuginaLajm/