Agjërimi e relakson trupin e njeriut
BIPOLARIZMI I AGJËRIMIT!
Agjërimi në shprehjen e tij më të përsosur në islam e paraqet “unitetin bipolar” midis durimit dhe bindjes, asketizmit dhe edukatës, empationit dhe humanizmit.Përmes agjërimit hyhet në një bashkësi unike shpërtërore duke ndarë përjetime të përbashkëta, midis të pasurve dhe varfërve,atyre që jetojnë në pallate dhe atyre në shatore si refugjat.Vendoset harmonia midis shpirtërores dhe materiales, midis hedonizmit dhe lakmisë. Agjëruesi ka ndjenjë sikur hyn në një botë virtuale bisedon me qenien hyjnore dhe pjesët e imta të zemrës së tij atëher e pranojnë imperativin moral se agjërimi paraqet edhe detyrim shoqëror edhe personal të individit.Përparsia më e madhe e agjërimit është prakticiteti i tij sepse agjëruesi kupton se nuk është krijesë pandihmë, pa shpresë, që jeton me frikë nga mëkatet, por se është një qenie bujare, humane që ka dinjitet dhe ka një mbrojtës, Zotin. Pra, forma më eksluzive e edukimit që ndonjëherë është aplikuar në shoqërinë njerzore është agjërimi si komponim, i disiplinës dhe kënaqësis,durimit dhe zemërgjërësis, dashurisë dhe optimizmit.
Agjërimi është thjesht çështje personale, subjektive; ndërsa veprimet e agjëruesit, morali i tij janë çështje objektive pasi paraqesin një instrument edukativ se si kontrollohen epshet ,motivet dhe instikutet me një vetëdie vigjilente.Agjërimi nuk e torturon trupin dhe as nuk i mohon kënaqësin, nuk e “humanizon” Zotin por as nuk e hyjëson agjëruesin, por përkundrazi agjërimi e relakson trupin dhe e humanizon shpirtin e njeriut duke u solidarizuar me të varfërit dhe të urituri për një periudhë duke i mënjanuar dallimet materiale dhe psikologjike. Agjërimi është sinonim i qëndresës, vetbesimit,ataraksionit dhe forma më e lartë e disiplinës, është kultivim i shëndetshëm i individit nga aspekti shpritëror dhe fizik.