Alma Rahimi fituese e edicionit të dhjetë të Festivalit Gëzimi Ynë 2016 (Video)
Në mesin e trembëdhjetë konkurrentëve, në natën finale të festivalit, Alma Rahimi është shpallur fituese e edicionit të dhjetë të Festivalit të këngës për fëmijë “Gëzimi Ynë 2016”. Në vendin e dytë është radhitur Rita Sahiti, ndërsa vendi i tretë i ka takuar dy konkurrentëve Blend Ibrahimi dhe Olta Selimi.
Alma Rahimi është fituese e edicionit të dhjetë të festivalit të këngës për fëmijë Gëzimi Ynë. Në mesin e 13 konkurentëve, Alma Rahimi nga shkolla fillore “prof Ibrahim Kelmendi”, arriti të fitojë çmimin e parë për këtë edicion. Ndërsa në vendin e dytë u radhit Rita Sahiti dhe në vendin e tretë Blend Ibrahimi dhe Olta Selimi.
Drejtori i Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë z. Naser Nuredini u nda i kënaqur me rrjedhën e festivalit , pasi dhe ky edicion ka shënuar dhjetëvjetorin e festivalit.
Për jurinë ishte mjaft e vështirë të merret vendimi se kush do të jenë fitues të këtij edicioni.
Festivali i këngës për fëmijë Gëzimi Ynë radhitet ndër evenimentet më të renëndësishme kulturuore,pas festivalit të komedisë që organizon Sh.K.Abdulla Krashnica në Preshevë.
Ja dhe çmimet tjera :
Vendi i I Alma Rahimi
Vendi i II Rita Sahiti
Vendi i III Blend Ibrahimi
Vendi i III Olta Selimi …
Debutantja me e mire – Azra Hyseni
Teksti me i mire – Melisa Nuhiu
Orkestrimi me i mire – Elona Jakupi
Kompozimi me i mire – Venis Agaj
Çmimi për paraqitje me te mire- Sara Afizi
Çmimi i publikut – Loreta Hyseni