Lajme
Ambasada e Norvegjisë ofron bashkëpunim për Komunën e Preshevës

Një delegacion nga Ambasada e Norvegjisë i udhëhequr nga znj.Jannicke Bain sot ka qëndruar në Komunën e Preshevës, raporton Presheva.AL
Gjatë bisedës së sotme znj. Jannicke Bain ka diskutuar rreth krizës së refugjatëve ku ka vlerësuar punën dhe ndihmën që banorët e Preshevës kanë ofruar për refugjatët nga lindja e mesme.
Në takim znj.Bain dhe Kryetari Arifi u dakorduan se Preshevës i duhet mbështetja e duhur sikur që Presheva dha mbështetjen e duhur refugjatëve në nevojë, dhe në takimin e ardhshëm do të diskutohet konkretisht se në çfarë fushe Komuna e Preshevës dhe Ambasada e Norvegjisë mund të bashkëpunojnë. /Presheva.AL/