LajmeOpinione

Analizë e shkurtër e realizimit të Rezolutës së dy qeverive, Shqipëri-Kosovë, për Luginën e Preshevës!

Para tre vjetësh, pikërisht më 6 qershor 2013, me nismën e deputetit të atëhershëm të LDK-së, Lutfi Hazirit dhe pas debatit tërëditor të 31 majit, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi këtë:

“Rezolutë e Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Nr. 04-R-011, të 6 qershorit 2013:

“1. Qeveria e Republikës së Kosovës të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë, me kujdesin dhe interesimin shtetëror për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë lidhur me të drejtat e tyre civile, politike dhe etnike;

2. Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë më shumë përkujdesje dhe trajtim më të mirë për qytetarët shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, të cilët janë shpërngulur në Kosovë duke iu garantuar të drejta të plota dhe të barabarta;

3. Qeveria e Republikës së Kosovës të hapë një zyre në Prishtinë dhe në Gjilan për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes

dhe atyre të cilët janë shpërngulur nga atje sipas normave ndërkombëtare;

4. Të krijohen lehtësi të qarkullimit, shkollimit, afirmimit kulturor, pajisjeve me dokumente përkatëse si dhe lehtësi tjera, duke përfshirë suspendimin e taksës diskriminuese;

5. Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkon nga institucionet ndërkombëtare dhe institucionet relevante që të liroj të burgosurit politikë duke përfshirë të ashtuquajturin grupin e Gjilanit që janë viktima të një procesi të montuar politik;

6. Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkoj reciprocitet të plotë me të drejtat e serbëve
pakicë në veri të Kosovës;

7. Kuvendi i Republikës së Kosovë mbështet nismën e themelimit të një Universiteti Publik në gjuhën shqipe dhe fton përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të marrin nismë ligjore;

8. Kuvendi i Republikës së Kosovë mbështet themelimin e fondit zhvillimor për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me iniciativën e Qeverisë së Kosovës dhe në koordinim me institucionet ndërkombëtare dhe evropiane;

9. Kuvendi i Republikës së Kosovës fton Këshillin e Evropës dhe organizatat tjera ndërkombëtare që të angazhohen dhe të bëjnë presion për detyrimin e Republikës së Serbisë që të respektoj të gjitha të drejtat që dalin nga Konventat ndërkombëtare;

10. Qeveria e Republikës së Kosovës të themelon grupin ndërministror për implementim që përfshin edhe vizitën e mundshme të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane dhe Ministrisë për Integrim Evropian”. Por, sa nga kjo Rezolutë është realizuar deri tani?

Poqese bëjmë një analizë të hollësishme, pikë për pikë, atëherë do të konkludojmë se:

Pika 1. “…kushtëzimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, me kujdesin e saj për të drejtat e shqiptarve të Luginës, realisht nuk ka ndodhur deri më sot.

Asnjë kushtëzim ndaj Serbisë me realizimin e të drejtave të shqiptarve të Luginës, nuk është bërë, meqë për serbët e Kosovës janë siguruar standardet më të larta të të drejtave të tyre kolektive dhe individuale, kurse shqiptarët e Luginës janë bërë aktualisht komuniteti më i diskriminuar në Europë.

Pika 2. Sigurimi i të drejtave të barabarta të shqiptarve të Luginës në Kosovë, gjithashtu nuk është realizuar, meqë një pjesë e madhe e refugjatëve apo e shqiptarve të shpërngulur nga Lugina në Kosovë, nuk janë pajisur me dokumenta qëndrimi, identifikimi e pronësie, si dhe asnjëri prej tyre nuk është regjistruar si refugjatë, as nga Qeveria e Kosovës, e as nga UNHCR-i.

Prandaj, ata sot janë të diskriminuar edhe në Kosovë dhe trajtohen si qytetarë “të padukshëm”, pa mundësi lëvizjeje jashtë dhe me probleme të panumërta brenda Kosovës!

Pika 3. ka të bëj me hapjen e zyrave të shqiptarve të Luginës në Gjilan dhe në Prishtinë, por nuk është realizuar akoma dhe nuk janë hapur akoma këto zyre.

Kurse, pika 4 ka të bëj me heqjen e taksës kufitare dhe për krijimin e lehtësive në shkollim e arsim, është realizuar pothuajse plotësisht.

Pika 5. ka të bëj me lirimi e të burgosurve politikë dhe është realizuar pothuajse plotësisht.

Pika 6. Parimi i reciprocitetit të pozitës dhe të drejtave e lirive të shqiptarve të Luginës së Preshevës me atë të serbëve të Kosovës, që paraqet njërën nga pikat më të rëndësishme, deri tani nuk është realizuar, madje nuk është bërë asnjë hap sado i vogël në këtë drejtim, edhepse shqiptarët e Luginës së Preshevës janë tejet shumë, madje jetësisht të interesuar për ta realizuar këtë parim kyç dhe themelor, të realizimit të të drejtave kolektive e individuale, sipas standardeve që aplikohen për serbët në Republikën e Kosovës.

Pika 7. Themelimi i një universiteti publik në gjuhën shqipe në Luginë, me mbështetje nga Kosova, mjerisht, akoma nuk ka ndodhur dhe nuk është zhvilluar kurrëfarë aktiviteti në këtë drejtim.

Pika 8. Formimi i Fondit Zhvillimor për Luginën, gjithashtu nuk ka ndodhur deri më sot dhe përveç 100.000 (njëqindmijë) eurove që i ndanë dy qeveritë në mbledhjen e parë, të mbajtur në Prizren, për Maternitetin në Preshevë, nuk kanë ndarë më asnjë cent. Vlen të theksohet se Qeveria e Kosovës ka premtuar se në katër vitet e ardhëshme do të ndaj shumën prej 450.000 (katërqind e pesëdhjetë mijë) eurove për Luginën.

Pika 9. Detyrimi i Serbisë për të respektuar të drejtat e shqiptarve të Luginës, nuk është realizuar dhe nuk ka ndodhur deri më sot, meqë ata nuk janë përfshirë fare në dialogun e Brukselit.

Pika 10. Formimi i Grupit ndërministror për mbikëqyrjen e implementimit të kësaj Rezolute për Luginën e Preshevës, nuk është realizuar, meqë nuk është formuar akoma ky grup. Kurse, disa vizita të zyrtarve të Kosovës në Luginë, kanë filluar të realizohen.

Pra, e pamë se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka realizuar as 10% të obligimeve të veta të parapara me këtë Rezolutë.

Pritshmëritë dhe shpresat tona të mëdha ishin se çështja e Luginës së Preshevës do të shtrohet në agjendën e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri-Kosovë.

Por, mjerisht, kjo çështje nuk ndodhi dhe çështja e shqiptarve të Luginës nuk është futur asnjëherë në agjendën e asnjërës nga tri mbledhjet e deritanishme të dy qeverive. Kurse, Lugina e Preshevës po boshatiset nga shqiptarët me hapa shumë të shpejtë, duke i lënë shkret pronat, shtëpitë dhe vatrat e tyre stërgjyshore.

Related Articles

Back to top button