Arifi premton zgjidhje për deponinë në Preshevë
Problemi i deponisë së mbeturinave për shumë vite me radhë i ka shkaktuar kokëdhembje qytetarëve të komunës së Preshevës, dhe zgjidhja e këtij problemi është një nga prioritetet e larta të pushtetit lokal.
Në takimin që Kryetari i Komunës së Preshevës z.Arifi sot ka zhvilluar me zyrtarë të agjencionit për zhvillim (departamenti ndërkombëtar) të qeverisë së Japonisë u bisedua rreth zgjidhjes afatgjate të këtij problemi.
Ndër të tjerash u diskutua rreth mbylljes së deponisë së deritanishme të mbeturinave e cila rrezikon vite me radhë shëndetin e qytetarëve dhe hapjen e një deponie transitore në një lokacion tjetër. Gjithashtu u diskutua edhe për mënyrat e reja të mbledhjes së mbeturinave nga shtëpitë e banorëve, me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së punëtorëve në ndërmarrjen Moravica.
Si kryetar komune, zyrtarëve japonez iu ofrova bashkëpunimin e plotë të pushtetit lokal , ku në fund u dakorduam të takohemi së shpejti për definimin e prioriteteve drejt zgjidhjes së këtij problemi.