Lajme
Arifi: Problemi i ujësjellësit patjetër duhet dhe do të zgjidhet!

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi së bashku me inxhinierët profesionistë të dërguar nga UNDP sot ka qëndruar tek bunaret kryesore në fshatin Zhunicë që e furnizojnë me ujë qytetin e Preshevës.
Sipas Arifit projekti është gati dhe se problemi i ujësjellësit patjetër do të zgjidhet.
Kjo është faza e parë e projektit që kemi filluar me UNDP, ku po bëhen matjet dhe vlerësimet e duhura, për të gjetur zgjidhjen sa më të mirë të mundshme për realizimin e këtij projekti, shkruan Arifi në Facebook. / Presheva.AL /