Lajme
Arifi viziton kampin e refugjatëve në Preshevë
Në vizitën që sot ka bërë Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi është pritur nga Milenko Nikiq përfaqësues i Ministrisë së punës dhe mirëqenjes sociale.
Arifi këtë qendër e quajti edhe si krenarinë e Preshevës që duhet të bëhet më shumë, ku për së afërmi kishte shikuar investimin prej miliona eurosh të dhuruara nga bashkësia ndërkombëtare gjatë vitit 2015-2016.
Numri i refugjatëve nuk ishte shumë i madh, por më gëzon fakti se me të vërtetë të gjithë që kanë punuar në këtë qendër – kanë bërë një punë të shkëlqyer, dhe se këta refugjatë do ta gëzojnë kujdesin e duhur me kushte shumë të volitshme, tha Arifi.
Ai gjithashtu ka siguruar z.Nikiq-in se kjo qendër tani e tutje do të mund të mbështet në ndihmën e Komunës së Preshevës.