Lajme
Arrestohet serbi nga Nishi në fshatin Tërrnavë, transportonte refugjatë
Policia e Preshevës ka ndërprerë një kontrabandë ku gjeti 29 refugjatë pa dokumente identifikimi, njofton PU Vranjë.
Policia ka kapur refugjatët afër fshatit Tërrnavë veturën tip “Gofl” dhe “Ford Escort” me targa të cilat nuk i përkisnin këtyre automjeteve.
Gjatë aksionit është arrestuar një serb nga Nishi S.S (1979) dhe me urdhër të zëvendës prokurorit të Prokurorisë themelore publike në Vranjë po mbahet në paraburgim prej 48 orëve./Presheva.AL/