LajmeReligjioni

Bejtullah Bejtullahu emërohet Koordinator i Lëndës Fetare për Luginë të Preshevës

Sot në mbledhjen e komisionit të lëndës fetare pran BIPBM-së , Myftiu Nexhmedin Saqipi dha dorëheqeje nga funksioni i koordinatorit të lëndës fetare për Luginën e Preshevës, ku njëkohësisht emrohet prof. Bejtullah Bejtullahu, i cili momentalisht është profesor i lëndës fetare me përvojë 12 vjecare dhe kryetar i KBI-së ne Bujanoc .

” Npërmes këtij vendimi shpresoj që të ngrisim nivelin më të lartë të organizimit të lëndës fetare nëpër shkollat shqipe ne Luginë. Kjo do të jetë më mire sepse porofesorët do të angazhohen edhe me shumë, tha ndër të tjera Myftiu Saqipi me rastin e dorëheqjes së tij.

Gjithashtu në këtë mbledhje u vendos me vendim qe askush nuk mund të emrohet profesor apo mësues i lëndës fetare përderisa është i infiltruar dhe është pjesëmarrës nëpër institucione paralele, dhe jolegjitime duke krijuar përqarje dhe huti në Luginë të Preshevës.

Ndërsa Komisioni për organizimin e lëndës fetare dhe për emërtimin e profesorëve nga Presheva dhe nga Bujanoci përbëhet nga Refik Memeti , Bejtullah Bejtullahu, Ibrahim Rrustemi, Granit Kamberi, Lulzim Myftari, Jeton Osmani dhe Leotrim Asllani.

Related Articles

Back to top button