Lajme
Bujanoc: Vetura godet 85 vjeçarin ndërron jetë pas aksidentit

Në aksident që ka ndodhë ditën e mëkurë në rrugën Karagjorgje Petroviq në Bujanoc ka humbur jetën 85 vjeçari nga ky qytet, njofton policia.
Deri tek aksidenti erdhi kur vetura e tipit “VW” me targa të Bujanocit të cilën e ka drejtuar 37 vjeçari mashkull nga Bujanoci ka goditur plakun.
I lënduari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.