Fikret Limani: së shpejti do të reagojë ndaj shpifjeve, nxitjeve të njerëzve ndaj meje dhe akuzave ç’njerzore të Sevdail Jakupit
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Fikret Limanit pas deklaratës që Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë Sevdail Jakupi që zeqati dhe sadakatul fitri mos të ipen te uzurpuesit e medresesë.
Limani përmes profilit të tij në rrjetin social facebook iu ka drejtuar qytetarëve të Luginës dhe ka paraljmëruar se shumë shpejt do të reagojë ndaj të gjitha akuzave që po i bëhen si bashkësisë islame por edhe akuzave siç i ka quajtur Limani akuza ç’njerzore të Sevdail Jakupit.
Reagimi i plotë i Fikret Limanit:
Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës ,së shpejti do të reagojmë ndaj shpifjeve,fitneve , nxitjeve të njerëzve ndaj meje dhe akuzave çnjerzore të SEVDAIL JAKUPIT që i adreson në adres të B.ISLAME dhe ndaj meje personalish , për të cilin do t’ju tregojmë se kush është në fakt SEVDAIL JAKUPI dhe cili është në realitet misioni dhe roli I tij.
Turp i skajshëm për SEVDAIL JAKUPIN, që më së paku meriton që ti themi këtij njeriu ” HOXH “.
Po e them publikisht se çdo qytetar I Preshevës që më ka ofenduar dhe do të më ofendojnë në të ardhmën si rezultat I nxitjeve të SEVDAIL JAKUPIT dhe shokëve të ti , unë ia bëjë hallall dhe nesër kur do të dalim para ALLAHUT nuk kërkoj prej askujt hak , por hakun tim do ta kërkoj pre SEVDAIL JAKUPIT dhe shokëve të tij tek ALLAHU xh.sh.
ALLAHU JA DHASHT HAKUN.
حسبي الله و نعم الوكيل