Lajme

Iftar i madh në qendër të Bujanocit, ftohen qytetarët të marrin pjesë

Njoftohen qytetarët e Komunës së Bujanocit se nesër (e Mërkurë, 29.06.2016) organizohet Iftar nga Komuna e Turqisë, Bajram Pasha nën mbështetjen e komunës së Bujanocit dhe bashkësive islame në qendrën e qytetit të Bujanoc.

Andaj ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në Iftarin që organizohet për të gjithë, nën qiell të hapur, dhe ka për qëllim solidarizimin në muajin e shenjtë të Ramzanit.

“Lusim Zotin Fuqiplotë t’i mëshirojë dhe bashkojë rreth begative dhe mirësive të pa funda që i ka ky muaj, le të sjell harmoni, shëndet, paqe, begati dhe Zoti i madhërishëm i dhaft forcë e besim gjithsecilit që të tejkalojm sfidat dhe problemet dhe të na i inkurajojë për vepra të mira”, thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Related Articles

Back to top button