Lajme
Iftar i madh në Bujanoc për 2500 besimtarë musliman nga Lugina

Iftari i shtruar nga Komuna e Bajram Pashës në sheshin e qytetit të Bujanocit në bashkëpunim me komunën e këtij qyteti ka grumbulluar mbi 2500 persona, transmeton Presheva.AL
Atila Ajdner dhe Shaip Kamberi në një fjalim përshëndetën masën e tubuar duke u uruar që aktivitetet e këtilla të vazhdojnë edhe më tutje dhe bashkëpunimet të jenë edhe në fushat tjera.
Iftari me moton “Vëllazëria nuk njeh kufinjë” është pjesë e karavanit të iftareve që organizohet në vende të ndryshme të Ballkanit dhe mbështetet nga Komuna e Bajram Pashës dhe partneer tjerë.