Ja sa para mirrnin zyrtarët më të lartë në Preshevë
Në çdo mbledhje të këshillit komunal, këshilltarët kanë marrë paushalli mujor. Presheva.com ka siguruar dokumentin në të cilën paraqitet lista dhe paushalli të cilin e marrin antarët e këshillit komunal për pjesmarrje në mbledhje, zëvendës kryetari i komunës, ndihmësat, kryetari i Kuvendit komunal dhe zëvendësat e tij.
Sa i përket këshillit komunal, secili këshilltar për për çdo muaj ka marrë nga 21.141 dinarë nga taksat e qytetarëve, ndërsa për 11 antarët e këtij këshilli komunal, nga buxheti i komunës ndahen 232.551 dinarë!
Në dokumentin e mëposhtëm, edhe zëvendës kryetarin e komunës dhe ndihmësit e kryetarit kanë marrë paushall edhe atë, zëvendës kryetari është paguar 29.598 dinarë në muaj, ndërsa 3 ndihmësat tjerë janë paguar nga 24.273 dinarë, apo për një muaj këta ndihmës dhe zëvendës kryetar nga buxheti janë paguar 102.417 dinarë.
Për pagesën e paushallit për kryetarin dhe zëvendës kryetarit të Kuvendit komunal të komunës së Preshevës për muajin maj janë paguar, edhe atë kryetari i kuvendit me29.598 dinarë, ndërsa zëvendësit me nga 21.141 dinarë, apo gjithsejt për muajin maj 71.880 dinarë.
Në kuadër të komunës ekziston edhe një këshilltarë i cili mbron të drejtat e pacientëve në shtëpinë e shëndetit në Preshevë, e për këtë post, Fatlum Mustafa, i cili ka qenë edhe shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës është paguar për këtë post me paushall mujor prej 12.000 dinarë.
Nëse llogariten të gjitha këto paushalle mujore, komuna ja paguar 418.848 dinarë (llogaritur në euro rreth 3500 euro), ndërsa nëse llogariten në atë vjetore, paushalli i këtyre zyrtarëve komunal kap shifrën 5.026.176 dinarë apo llogaritur në euro 41.880 euro ndërsa gjatë pushtetit 4 vjeçar nga buxheti komunal janë dhënë 167.520 euro!
Eshtë interesante të ceket se shumica e këtyre zyrtarëve që marrin paushallë nga buxheti komunal dhe taksat e qytetarëve kanë një post tjetër në institucionet tjera publike ku marrin rroga të rregullta mujore.