Lajme

Koleksionet e floktarëve Preshevar edhe në Kinë

“Unë jam shumë krenar dhe ndihem shumë mirë kur sukseset e mia vlerësohen anembanë botës. Deri më tash kemi pasur suksese edhe në Spanjë, Peluquerias, në Gjermani në Estetica, por edhe në Top Hair të Gjermanisë dhe të Zvicrës. Megjithatë, kjo nga Kina ishte një befasi dhe kënaqësi e posaçme”, ka thënë Besim Halimi.

Sukseset e floktarëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër, Besim dhe Afrim Halimi, kanë kaluar edhe kufijtë helvetikë. Puna e fituesit të çmimit kryesor në spektaklin për frizerët më të mirë në “Swiss Hairdessing Awards 2016” tashmë është publikuar edhe në Kinë.

Njëri nga vëllezërit, Besim Halimi, ndihet shumë i lumtur që koleksionet e tyre pëlqehen edhe në Kinë.
Ai i kishte thënë se i kishin pëlqyer shumë koleksionet e tij, sidomos ato që janë botuar te revista Estetica në Gjermani, dhe ka shprehur dëshirën t’i botojë në faqen e tyre në CN.

“Unë jam shumë krenar dhe ndihem shumë mirë kur sukseset e mia vlerësohen anembanë botës. Deri më tash kemi pasur suksese edhe në Spanjë, Peluquerias, në Gjermani në Estetica, por edhe në Top Hair të Gjermanisë dhe të Zvicrës. Megjithatë, kjo nga Kina ishte një befasi dhe kënaqësi e posaçme”.
Vëllezërit Halimi jetojnë në Thun të Bernit dhe me sallonin e tyre “Haircut Bes” kanë bërë emër dhe suksese jo vetëm në Zvicër, por puna e tyre po pëlqehet edhe në shumë vende të tjera të botës.

Related Articles

Back to top button