Kombëtarja dhe Kombëtariqat
Shkruan Kujtim Sadriu Ditën kur luajti kombëtarja me skuadrën Franceze, gjithëandej shihej Kuq e Zi, rrjetet sociale po ashtu përplot Kuq e Zi, nga tifozët të cilët ishin në mbështetje të kombëtares, duke nisur nga gjitha shtresat, nga bujqit, deri tek shtresa intelektuale mësuesit, profesor e politikanë, gjë që ishte për tu “vlersuar”!
Po ashtu edhe tifozët Francezë i jepni mbështetje kombëtares së tyre.
Mirëpo, dallimi mes këtyre dy popujve është krejtësisht ndryshe! Pasi që Francezët, jo vetëm se duan me shpyrt kombëtaren e tyre, por para sëgjithash duan me shpyrt atëdheun dhe Kombin e tyre.
Ne, shqiptarët duam kombëtaren, ndërsa kombin dhe atëdheun daum vetëm atëher kur na zen rakia duke dëgjuar këngë folklorike patriotike.
Kjo tani, edhe është dëshmuar me komandantët e Nikolla Grujevski, komandantët e Graçanicës e shumë e shumë të tjerë.
Tani dhe shihet qartë, se politikanët shqiptarë gjith andej shqiptaris të korruptuar. Mësuesit nëpër shkolla më shumë, flasin nxënësve për parti se sa për dituri. Rektorët universitarë nuk emërohen në emër të dijes por në emër dhe librezë të parties
Profesorët universitar aq shum që e “duan” kombëtaren sa që fëmijëve të kombit as orën nuk ua mbajnë, pasi që ata konsiderojnë veten të deleguarit e zotit e jo shërbëtor të kombit.
Krejt këta, thirren Kuq e Zi.
Fatkeqsisht, shqiptarët nuk kan vetëm një Armando Duka që kërkoi 100 mi Eu Xherdan Shaqirit për të dobësuar kombëtaren, por shqiptarët kan shumë të tillë që dëmtojnë edhe kombëtaren edhe kombin në tërsi.
Ndaj, për të pasur një kombëtare të mirë, fillimisht duhet të duam kombin, duhet të kontribojm për të sikurse që kontribojm dhe punojmë për fëmijëtt dhe shtëpitë tona,e jo të nisemi nga parimi siq e kemi zakon “Futja bre se nuk ta din askush e kshyr mshoi sa të mujsh”.
Për deri sat ë jemi të tilël, nuk do të kemi as komb e as kombëtare të mirfillt!…
Për të ditur se sa je Kuq e Zi, pyet veten sa i bëre të mira kombit në mënyrë humane!?