Me vite të tëra është bërë arrnimi i rrugës 15 nëntori në Preshevë, kjo rrugë e cila është regjionale në kompetencat e ministrisë së infrastrukturës kësaj here nuk po bëhet arrnimi siç jemi mësuar të e shohim çdo vit por ka filluar sot gërryerja dhe pregatitja për asfaltim me gjatësi prej 1 km.
Për të parë për së afërmi punën që po bëhet në rikonstruimin e kësaj rruge në qytetin e Preshevës kishte dalur i pari i kësaj komune z.Shqiprim Arifi s’bashku me bashkëpuntorët e tij.
Projekti në fjalë finansohet nga “Putevi Srbije” dhe gjithësejt do të rregullohet 2km kur brenda 14 ditëve do të kryhet kilometri i parë dhe pas sezonës së mërgimtarëve do të fillojë dhe asfaltimi i kilometrave të mbetura. / Presheva.AL /