Kryetari Arifi në Bujanoc zhvilloi takime tërëndëshishme me ndërkombëtarët (Foto)
Takime të rëndësishme kryetari Arifi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar në Bujanoc, raporton Presheva.AL
Takimi i parë i Arifi ishte me komisioneren e Lartë për të drejtat e minoriteteve pranë OSBE-së Astrid Thors, duke vijuar takim me Ambasadorin e BE-së në Serbi, z. Michael Davenport dhe menaxherin e programeve të Progresit Europian, z. Graeme Tyndall, ku seria e takimeve përfundoi në zyrën kryetarit në Preshevë ku Arifi priia përfaqësuesit më të lartë të OSBE – së në Serbi.
Siç njofton në faqen zyrtare të tij Arifi këto takime që ka zhvilluar sot kishin karakter njohtues, ku me të gjitha palët ka biseduar rreth mënyrave të bashkëpunimit, ka shpalosur planet se si ta zhvillojë e ndërtojë Komunën e Preshevës, ku sipas Arifi nuk mungoi përkrahja e tyre që në të ardhmen shumë të afërt të na mbështesin konkretisht që ti realizojmë planet tona zhvillimore. / Presheva.AL/