Kryetari Arifi uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit
Përmes një postimi në Facebook, kryetari Arifi ka uruar qytetarët e Komunës së preshevës ku thotë se ky është muaji i faljes dhe mirëkuptimit të ndërsjellt, shkruan Presheva.AL
Postimi i plotë i kryetarit Arifi:
Te nderuar qytetarë të Komunes së Preshevës, bashkevendas të mi, bashkatdhetarë!
Me rastin e fillimit të maujit te Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaj i mëshirës së ndërsjellt mes njëri-tjetrit, muaj i faljes dhe mirëkuptimit të ndërsjellt, muaj i ngritjes morale, shpirtërore e fizike, për përballimin me sukses të sfidave që n’a presin.
Rrugëtimi ynë i përbashkët kërkon motivim të lartë, për t’i tejkaluar sfidat, për një të ardhme më të mirë të vendit.
Ju ftoj qe të jemi më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbara.
Pra, ju uroj një Ramazan të begatshëm për familjet tuaja, agjërim të lehtë dhe të pranuar!Me respekt,
Shqiprim Arifi,
Kryetar i Komunës së Preshevës