Kryetari Arifi viziton Ndërmarrjen Publike “Moravica”, inkurajon punëtorët (Foto)
Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi realizoi sot vizitë punëtorëve të ndërmarrjes publike “Moravica”, raporton Presheva.AL
Kjo ndërmarrje ka qenë në shkatërrim e sipër, Arifi premtoi që këtë ndërmarrje do ta riktheje në këmbë, ai potencoi se “Moravica është pasqyrë se çfarë pushteti Presheva ka pasur në 12 vitet e fundit – i pakontrolluar, i përçarë, dobësi në çdo sferë.
Gjatë këtij takimi Arifi u njoftua për së afërmi me brengat e punëtorëve, ku dhe u dakorduan se ndryshimi nuk mund të vij nëse për të mundohet vetëm njëra palë, ndryshimi është punë për sukses nga dyja anët.
Projektet vetëm sa kanë filluar të konkretizohen dhe për momentin janë në fazën fillestare për ringjalljen e kësaj ndërmarrjeje, por morëm edhe premtime nga të punësuarit që edhe ata do të hasin në mirkuptim dhe do ti trespektojnë obligimet e veta,që tja arrijmë qëllimit të përbashkët që kemi, tha Arifi në zyrat e Moravicës. / Presheva.AL /