Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi besimtarëve musliman i uron Ramazanin
Përmes një postimi në Facebook, kryetari Kamberi ka uruar vëllezërit dhe motrat besimtarë të Komunës së Bujanocit për muajin e shenjtë të Ramazanit, shkruan Presheva.AL
Postimi i plotë i presidentit Arifit:
Të nderuar motra dhe vëllezër besimtarë,
Uroj që fillimi i muajit Ramazanit në mesin tonë të gjejë shëndet, durim, tolerancë dhe vullnet të mirë në mënyrë që t’i mundësojmë vehtes agjërim sa më të lehtë dhe më kuptimplotë.
Uroj që lutjet dhe sakrificat tona të pranohen nga Allahu i lartëmadhëruar, që vizitat tona nëpër miq dhe familjarë të shtohen dhe që sabri e rahmeti të dominojë te gjithë ne dhe familjet e tona.
Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me gjithë ata që këtë muaj të sakrificës, rahmetit e pastrimit shpirtërojë, kryejnë agjërimin për nderë të Allahut.
Ebu Hurejre, r.a., transmeton fjalët e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s : „Allahu i Lartëmadhëruar ka thënë: secila vepër e njeriut i takon atij, përveç agjërimit! ai më përket mua dhe Unë për atë në veçanti shpërblej”.
Me respekt!
Shaip Kamberi