Kryetari i KBI-së të Kosovës në Preshevë uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë, Sevdail Jakupi me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit uroi besimtarët myslimanë, duke thënë se në këtë muaj edukojmë shpirtin dhe përimrësojmë lidhjen me Allahun, prindërit dhe vëllezërit muslimanë,
Lexoni të plotë mesazhin e myftiut, Naim Tërnava
Urimi për muajin e shenjtë të Ramazanit
‘’O ju që besuat agjërimi është obligim për ju, sikur që ishte obligim edhe për popujt para jush ashtuqë të bëheni të devotshëm’’
Bota Islame nga dita e nesërme përjeton ardhjen e muajit Ramazan, muajit të agjërimit, muajit të Kur’anit, muajit të lëmoshës dhe ndihmës vëllazërore.
Muaji Ramazan ashtu siç na mëson të edukojmë shpirtin, na fton edhe për unitet dhe ngritjen e ndërgjegjës tek çdo musliman për të përmirësuar lidhjen me Allahun, me prindërit, me vëllezër dhe me gjithë muslimanët kudo që jetojnë.
Me këtë urim modest i urojmë besimtarëve të Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, gjithë shqiptarëve të besimit Islam ardhjen e muajit të Ramazanit, duke ururar për një agjërim të lehtë, përkushtim ndaj Krijuesit dhe mbarësi e paqë në shtëpitë tuaja.
Duke ju përshëndetur me selam.Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë
Sevdail Jakupi