Lajme

Kujdes për ata që kanë vepër penale dhe nuk i përgjigjen ftesës së gjyqit

Të gjithë ata që kanë kryer ndonjë vepër penale dhe nuk iu janë përgjigjur ftesës së gjyqit, janë në rrezik që të kthehen nga kufiri mbrapsht.

Edhe ato jo vetëm të kthehen, por me shpenzimet e tij të dërgohet në gjykatë në atë vend ku janë kryer procedura ndaj tij.

Sipas fjalëve të kryetarit të gjykatës për kundërvajtje në Beograd Zoran Pashaliq, ka shanse reale që në gjyq kundër tyre të shkruhet urdhër në bazë të së cilës policia ngrit urdhër arresti. Duke u bazuar në këtë flet arrest, në kontrollimet kufitare apo ndonjë kontrollë tjetër të zakonshme, ju mund të dërgoheni tek gjykatësi për kundërvajtje.

“Në çdo ftesë të gjykatës ekziston edhe paralajmërimi se në rast se nuk i përgjigjeni ftesës, do të veprohet sipas nenit 189 të ligjit për kundërvajtje, e kjo do të thotë se nuk i përgjigjeni ftesës së dytë, shkruhet për urdhër që të sillet i akuzuari” ka thënë Pashalliq.

Ky urdhër i jepet policisë, dhe nëse disa herë nuk ka sukses që të gjendet i akuzuari, pasi është e qartë se i shmanget që të pranoj ftesën e gjyqit – qoftë të mos e hap derën në shtëpi ndërsa në shtëpi dëgjohet se është dikush brenda, apo askush nuk dëshiron të jep informacione për të në vendin e punës, apo në oborr ka qen dhe policia nuk mund të hyj ndërsa i akuzuari nuk dëshiron të dal – gjyqi mund të shkruaj urdhërin e përgjithshëm, në bazë të kësaj, policia lëshon flet arrest.

Nëse edhe gjatë kontrolli të zakonshëm në trafik në cilën do pjesë të Serbisë gjendeni, personi i akuzuar mund të dërgohet në gjykatë në vendin ku ka filluar procedura.

Policia ka informacione për të akuzuarit në tërë vendin, pasi të dhënat e gjyqit tashmë janë në sistem të rrjetit. psh. Një i akuzuar në Preshevë mund të ndalohet në Suboticë.

Policia gjithashtu ka të drejtë që personin e akuzuar të mbajë në paraburgim për 24 orë nëse gjyqtari nuk është në dispozicion.

Kjo vlen për të gjitha veprat penale, pavarsisht pesësh së tyre, si ata që kanë parkuar keq, nuk janë lidh me rrip të sigurisë apo kanë folë me telefon gjatë vozitjes e deri tek veprat e rënda në trafik

Related Articles

Back to top button