Shëndetësi

Kurrë mos pini ujë me akull,ju dëmton rëndë

Gjatë stinës së nxehtë shtohet edhe dëshira për konsumim të ujit sa më të freskët që të jetë i mundur.

Megjithatë pavarësisht se ju freskon për një moment të caktuar, uji tepër i ftohtë apo i akullt ka disa efekte negative në organizmin tuaj.

Si pasojë e pirjes së ujit të ftohtë, ngushtohen enët e gjakut, aparati tretës tkurret dhe dehidratohet pastaj.

Trupi njerëzor ka nevojë për energji, në mënyrë që të rregullojë temperaturën e tij të brendshme. Pas konsumit të një gote ujë me akull, aparati tretës nuk ka energjinë e mjaftueshme për të tretur ushqimit dhe për të përthithur lëndët ushqyese ashtu siç duhet.

Nëse pi një gotë ujë me akull pas vakteve, trupi prodhon sasi të tepruar mukusi. Si pasojë, sistemi imunitar nuk e kryen siç duhet funksionin e tij dhe mund të merrni ndonjë të ftohur.

Shoqërimi i ushqimit me ujë me akull ose pije me gaz mund të shkaktojë rritje në peshë. Kjo sepse trupi nuk shpërbën yndyrën e tepërt, e cila depozitohet në inde dhe në organe.

Related Articles

Back to top button