“Le Courrier des Balkans” shkruan për Ardita Sinanin, e cilëson atë si Hillary Clinton e Preshevës
Kandidimi i Ardita Sinanit si bartëse e listës për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare, e vetmja femër në Sërbi si dhe për herë të parë në luginë të Preshevës u cilësua si historike.
Ajo tashmë ka postin e kryetares së Kuvendit që poashtu po ndodh për herë të parë në Luginë të Preshevës.
Ky lajm bëri bujë nëpër mediat vendore, poashtu edhe ato rajonale.
Ardita Sinani tashmë gjendet në një nga revistat më prestigjoze françeze ku e cilësojnë atë si “Hillary Clinton ” e Preshevës.
“Është një revulucion i vogël.Për herë të parë një femër është kryetare e Kuvendit në luginë të Preshevës. Në këtë qytet me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, ku papunësia prek 60% të fuqisë puntore, ka shumë sfida përpara.
Në ket artikull u shkruajt edhe për biografinë e Arditës.