Lajme
Mbahet mbledhja e dytë e Këshillit Komunal

Mbledhet për herë të dytë këshilli komunal, në sallën e konferencave në Komunën e Preshevës është mbajtur mbledhja e dytë e rregullt e këshillit komunal.
Në këtë mbledhje të këshillit komunal u diskutua dhe u miratuan pesë pika të rendit të ditës.
Pika e parë ishte konstatimi i dorëheqjes së kryeshefit të deritanishëm të administratës komunale Muhamed Abdullahu, ku dhe në këtë mbledhje u emërua ushtrues detyre Agim Ymeri.
Antarët e këshillit komunal diskutuan edhe pikat e tjera të rendit të ditës që kanë të bëjnë me kërkesat e qytetarvve drejtuar KK të Preshevës.
30 kërkesa të qytetarëve janë refuzuar për arsye se buxheti i komunës është i ngarkuar dhe është në minus tha kryetari Arifi.