Mbaron mbledhja pa as një marrëveshje për Luginën
Ka përfunduQeveriaar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Mbledhjen e udhëhoqën kryeministra e dy vendeve Isa Mustafa dhe Edi Rama.
Gjatë mbledhjes u prezantuan 7 marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.
Këto janë marrëveshjet e arritura:
- Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testimit,
- Marrëveshja për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore,
- Marrëveshjen për krijimin e Qendrës së Përbashkët Trajnuese,
- Marrëveshja për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik ,
- Marrëveshjen për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar,
- Marrëveshja e bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe
- Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Pas prezantimit të këtyre marrëveshje kryeministri Mustafa, pasi falënderoi ministrat e dy vendeve paraqiti Deklaratën e përbashkët rreth takimeve ndërqeveritar.
Pastaj me një fjalë falënderim të pranishmëve iu drejtua kryeministri shqiptar Edi Rama.
Pas përfundimit të mbledhjes, u zhvillua ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive.
Më pas dy kryeministrat, Isa Mustafa dhe Edi Rama nënshkruan Deklaratën e përbashkët.
Pastaj ata mbajtën një konferencë për medie