Lajme

Medreseja e Luginës së Preshevës shpall konkurs për pranimin e nxnënësve të rregullt (djem dhe vajza)

Njoftohen qyetarët e Luginës së Preshevës se hapet konkursi për regjistrim në Medresen e Preshevës.
Medreseja e Preshevës është shkollë profesionale dhe bën pjesë në rangun e shkollave të mesme. Medreseja në Preshevë është shkollë e mesme katër vjeçare në të cilën mësohen lëndët profesionale fetare dhe lëndë të tjera shkencore.

Diploma e kësaj shkolle është valide dhe atë e njohin organet kompetente arsimore-edukative të vendit. Nxënësit e diplomuar pranë kësaj Medreseje kanë të drejtë të regjistrohen në të gjitha drejtimet nëpër univerzitetet publike anekënd globit.

Shkollimi i është falas, njëherit ushqimi dhe rruga.

Aplikimi:

  • Të mos jenë më të vjetër se 17 vjet
  • Të kenë të kryer shkollën fillore me sukses të shkëlqyeshëm ose shumë të mirë,
  • Të jet i shëndoshë në aspektin psiko-fizik
  • Të jap privimin pranues në Medrese.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacioneve është deri më: 01.07.2016
Për më shumë informata mund të lajmëroheni në këtë numër: 062 8 913 612

konkurs medreseja e lugines se presheves

Related Articles

Back to top button