Lajme

Memorandum Bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Komunës së Preshevës!

Një delegacion nga Lugina e Preshevës, në krye me zv/kryetarin e komunës së Preshevës, Xhelal Memeti dhe dy përfaqësuesve nga komuna e Bujanocit, Nagip Taipi dhe Enis Salihu, janë pritur sot, në një takim zyrtar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ky takim në mes të përfaqësueve nga Lugina dhe atyre nga MKSP të Kosovës, pati për qëllim ngritjen e një Memoranduim basghkëpunimi në mes të Luginës së Preshevës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Pikat kryesore të ketij memorandumi janë:

Qëllimi i Memorandumit
Qëllimi i këtij memorandumi është përkrahja financiare nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport për Komunën e Preshevës, rrespektivisht aktivitete të cilat realizohen në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

2.Autoritetet

Qëllimi i memorandumit do të përmbushet nga :

2.1. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

2.2. Komuna e Preshevës

Obligimet e MKRS
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka për obligim t’i kryejë obligimet si në vijim:

3.1. Zotohet për mbështetje financiare në funksion të realizimit të aktiviteteve në fushën e teatrit.

3.2. Zotohet për mbështetje financiare në funksion të realizimit të aktiviteteve në fushën e arteve skenike dhe pamore

3.3. Zotohet për mbështetje financiare në funksion të realizimit të aktiviteteve në fushën e artit muzikor

3.4. Zotohet për mbështetje financiare në funksion të realizimit të aktiviteteve nga fusha e letërsisë dhe bibliotekarisë

Obligimet e Komunës së Preshevës
4.1. Komuna e Preshevës pranon mbështetjen financiare në funksion të realizimit të aktiviteteve të parapara në nenin e 3 të këtij memorandumi.

4.2. Komuna e Preshevës obligohet që pas përfundimit të aktiviteteve të mbështetura si në nenin 3 të kujdeset për saktësinë e të dhënave në fatura dhe pranimit me nënshkrim të shpenzimeve të krijuara për dhe rreth aktiviteteve të sipërpërmendura.

Related Articles

Back to top button