Dr. Teni Rr. Kamberi, mjek specialist anesteziolog-reanimatolog me origjinë nga Presheva që jeton dhe vepron në Francë, ka qënë mjet zyrtar i Organizatorit të EURO-2016 në ndeshjen Shqipëri-Zvicërr, që së bashku me ekipin medicinal janë kujdesur për shëndetin e lojtarëve në fushë, nëse eventualisht ndodhë ndonjë lëndim serioz.
Dr. Teni Rr. Kamberi është me origjinë nga Presheva dhe rrjedh nga një familje arsimdashëse dhe me taban të formuar e kultivuar kombëtar.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në vendlindje-në Preshevë, ndërsa studimet i ka vazhduar dhe kryer me sukses në Fakultetin e mjekësisë në Tiranë. Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e mjekësisë në Tiranë, vazhdon specializimin në degën e reanimatologjisë dhe anestezisë në Belgjikë ndërsa pas përfundimit të specializimit e ka vazhduar punën në profesion e tij në “Centre Hospitaler de Duai”, por është angazhuar si mjek edhe në “Medical Team of Spa Francorchamps Circuit” dhe në “Formula F 1 Grand Prix of Belgium”.
E kujtojmë dr Teni Rr. Kamberi gjatë mbajtjes së “Formula A1” në Belgjikë në vitin 2012, kur në aksidentin e ndodhur në pistë u përplasën bolidët e pilotëve Grosjean, Hamilton e Alonso, kur ky i fundit përfundoi në duart e Dr.Teni Rr.Kamberit, duke ia shpëtuar jetën.
Mjeku zyrtar i ndeshjes Shqipëri-Zvicërr, ( që për fat të keq kombëtarja Shqiptare pësoi me rezultat minimal 0:1), Dr. Teni Rr.Kamberi së bashku me ekipin e specializuar mjekësor ishte në gjëendje gatishmërie për të intervenuar nëse për këtë do të shfaqej nevoja.
Ai në një mënyrë të drejtëpërdrejtë ishte edhe “përfaqsues” i Kosovës Lindore (Preshevë Bujanoc e Medvegjë”, në fushën e blertë ku zhvillohej ndeshja.
Vlen të theksohet se rrugën e dr.Teni Rr. Kamberit për të studjuar në Fakultetin e jekësisë në Tiranë e kanë ndjekur edhe dy vëllezërit e tij, Meshat Rr. Kamberi-farmacist i diplomuar dhe dr. Ardijan Rr. Kamberi, mjek stomatolog, të cilët së bashku me familje jetojnë dhe veprojnë në Tiranë.
Është pra një e veçantë e ndeshjes debutuese të Shqipërisë në kampionatin Europian, ku për herë të parë u dëgjua Hymni kombëtar në një eveniment të madh sportiv, që në një mënyrë dëshmon për shumëdimensionalitetin e shtrirjes dhe të përfaqsimit të shqiptarëve në jetën shoqërore dhe shkencore kudo qofshin nëpër botë. Dr. Teni Rr. Kamberi vlen për ekspert në fushën e mjekësisë që është specializuar dhe është nga ata që lënë gjurmë të pashlyeshme me veprën e tyre duke shpëtuar jetë njerzish. (INA)