Ajo është nëna e madhe e Granitit dhe Taulantit. E pati vështirë që në tribunat e stadiumit ku zhvillohej ndeshja, të bënte tifozeri për asnjëren palë pasi zemra i ishte ndarë në gjysmë. Madje edhe maicën e kishte veshtur me dy shenja të ngjitura- e Zvicrës dhe shqiponja…
Kjo do të shënohet në historinë e futbollit si rast i rrallë!
“Ka qenë ndeshje për mburrjen e familjes sonë. Nga njëherë e kam ndier veten në një gjendje të jashtëzakonshme, të pashpjegueshme. Për mua megjithatë ka qenë diçka e çuditshme, që vështirë është t’i japish shpjegim”, thotë 23 vjeçari Graniti, ndërkaq që përballë vetes pati vëllaun Taulantin që luan për kombëtaren shqiptare…
Ndeshje Shqipëri-Zvicër do të hyjë në historinë e UEFA-së edhe për faktin se mbi 60 për qind të lojtarëve të të dyja kombëtareve ishin nga Kosova ose Maqedonia.