Lajme

Nesër seanca e dytë e kuvendit, opozita nuk do të marrë pjesë

Nesër në orën 10 mbahet seanca e dytë e Kuvendit të Komunës së Preshevës, në rend dite të së cilës janë 4 pika.

Pikat e rendit të ditës janë:

  1. Verifikimi i mandatit të dy këshilltarëve të ri Mimoza Fazliu nga subjekti politik (APN), dhe Vehbi Limani nga subjekti politik (PVD).
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit mbi miratimin e llogarisë përfundimtare të buxhetit të konsoliduar të komunës së Preshevës për vitin 2015.
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit mbi emërimin e antarëve të trupeve punues të kuvendit komunal.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim Programit për shfrytëzimin e mjeteve të Fondit buxhetor për mbrojtjen e ambientit jetësor në teritorin e komunës së preshevës për vitin 2016.
  5. Pytjet e këshilltarëve.

Ndërkohë sipas burimeve të Presheva.AL partitë opozitare kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë  në seancën e këtij kuvendi që është zgjedhur duke thyer ligjet dhe se nuk ka ndryshim qëndrimesh dhe veprimesh nga ana e tyre, ata madje në seancën konstituive kanë paralajmëruar se do të ngritin padi.

Mbetet të shihet nëse seancat tjera a do të vazhdoj opozita me këtë bojkot dhe çfarë qëndrime do të marrë. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button