Nisin përgatitjet me UNDP për projekin e ujësjellësit dhe menaxhimin e mbeturinave (Video)
Përfaqësuesit e UNDP-së dhe Ambasadës së Japonisë qëndruan në Preshevë dhe biseduan me kryetarin e komunës, Shqprim Arifi.
Gjatë takimit u bisedua rreth dy projekteve shumë të rëndësishme për Komunën e Preshevës, e që janë : rregullimi i rrjetit të ujësjellësit e ndrrimi i gypave të azbestit si dhe u bisedua edhe për menaxhimin e mbeturinave.
Për këto dy projekte, financuese e tyre do të jetë Ambasada e Japonisë, ndërsa implementuese e projekteve do të jetë UNDP.
Në bisedat e zhvilluara në kabinetin e kryetarit të komunës u vlerësua se kjo është vetëm faza fillestare ku ditët e ardhshme inxhinier profesional do të vijnë në Preshevë për të studiuar mirë terrenet dhe për të gjetur mënyrën më të mirë të mundshme për ti implementuar këto projekte./Titulli.com/