Lajme
Një delegacion i Lëvizjes me në krye nënkryetaren Fatmire Kollçaku, vizituan Komunën e Preshevës

Një delegacion i Lëvizjes me në krye nënkryetaren Fatmire Kollçaku, vizituan Komunën e Preshevës ku zhvilluan takime me drejtuesit e kësaj komune dhe vizituan maternitetin jashtëspitalor.
Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdimisht ka bërë thirrje që Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë të përfshihen në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Çdo marrëdhënie me Serbinë do të duhej të kushtëzohej nga Kosova dhe Shqipëria me ndaljen e menjëhershme të shtypjes së shqiptarëve në këtë pjesë dhe me garantimin e të gjitha të drejtave për ta.


