LajmeReligjioni

Një kukull për motrën

Teksa po sodisja në Pazar, dëgjoj një bisedë që zhvillohet mes një shitësi dhe një djali të vogël, jo më shumë se 5 – 6 vjeç. Shitësi i tha:”Më vjen keq mor xhaxh, por kaq para që ke ti nuk mjaftojnë për ta blerë kukullën që ti dëshiron.”

Djali e pa në sy dhe e pyeti:”Jeni i sigurt xhaxhi që kaq para sa kam unë nuk mjaftojnë?”

Shitësi filloi dhe një herë ti numërojë qindarkat e djalit të vogël dhe pasi përfundoi, i tha:”Edhe ti e di që kaq para nuk mjaftojnë për të blerë kukullën!”

Djali i vogël vazhdonte ta mbante në dorë kukullën që donte të blinte, sikur nuk donte ta lëshojë, pavarësisht se nuk i kishte të hollat e nevojshme.

Unë u drejtova drejt tyre dhe e pyeta djalin:”Për kë dëshiron ta blesh këtë kukull o bir?”

Ai u përgjigj:”Dua t’ia dhuroj motrës time të cilën e dua shumë dhe dua t’ia bëj dhuratë për ditëlindje. Do ia jap mamit që t’ia dërgojë motrës, kur të shkojë tek ajo!”

Këto fjalë i tha me një pikëllim të madh në zemër dhe pasi u përtyp pak, shtoi:”Motra ka vajtur tek Zoti, në qiell, dhe babi më ka thënë se edhe mami do të shkojë tek ajo shumë shpejt. Meqë do të shkojë dhe mami, thashë ti jap këtë kukullën që t’ia dërgojë motrës për ditëlindje!”

Në ato çaste mu duk sikur zemra mu ndal. Djali vazhdoi duke thënë:”Unë i thash babit që të mos e lerë mamin të ikë tek Zoti, por të më presë sa të kthehem nga pazari!” Mandej nxorri nga xhepi një foto të tijën ku kishte dalë i buzëqeshur dhe tha:”Doja t’ia jap mamit dhe foton time që t’ia dërgojë motrës, me qëllim që të mos më harrojë kurrë! Unë e dua mamin shumë dhe nuk dua që ajo të largohet, por babi më thotë se ajo duhet të shkojë të kujdeset për motrën!” mandej sytë iu ndalën tek kukulla.

Menjëherë nxorra portofolin dhe i thashë vogëlushit:”Çfarë mendon sikur ti numurojmë dhe një herë paratë? Ku i dihet, ndoshta shitësi i ka numëruar gabim? Si thua?”

Djali u përgjigj:”Mirë. Ishalla o Zot mjaftojnë!”

Nga ana tjetër, pa më vënë re, unë shtova pjesën e duhur për të blerë kukullën dhe ia nisa ti numëroj paratë dhe sigurisht, mjaftonin për të blerë kukullën, madje i tepruan pak.

Djalit i shkëlqyen sytë nga gëzimi dhe tha:”Të faleminderit o Zot që mi shtove paratë sa për të blerë kukullën e motrës!” Pastaj, duke më parë në sy më tha:”Mbrëmë, para se të fle, unë e luta Zotin që të mjaftojnë paratë për të blerë kukullën. Tani do ia jap mamit që t’ia dërgojë motrës kur të shkojë tek ajo. Zoti ma dëgjoi lutjen. Doja të më tepronin dhe ca të holla sepse doja të blej dhe një trëndafil të bardhë për mamin, por më erdhi zor ti kërkoj Zotit më shumë. Megjithatë, Zoti më dha para për kukullën dhe për trëndafilin. Mamit i pëlqejnë shumë trëndafilat e bardhë!”

Dola nga pazari krejt i hutuar duke mos e shqitur nga mendja djalin e vogël. Duke ecur rrugës mu kujtua një lajm që kisha lexuar në gazetën e para dy ditëve, ku një shofer i dehur kishte përplasur me kamionin e tij një zonjë me vajzën e saj të vogël. Vajza kishte gjetur vdekjen në çast, ndërkohë që e ëma luftonte për jetë a vdekje në spital. Mjekët e kishin përshkruar gjendjen e saj shumë të rëndë dhe se vështirë të dilte nga koma.

Po, kjo ishte familja e djalit të vogël.

Një ditë më pas, teksa lexoja lajmet në gazetë, lexova që zonja në fjalë kishte ndërruar jetë. Doja jashtë dhe bleva një buqetë trëndafila të bardhë dhe u drejtova për tek varrezat. I gjeta duke u lutur për të vdekurën. Ajo shtrihej në arkivol, me një trëndafil të bardhë në kraharor dhe foton e djalit të saj. Sigurisht kishin vënë dhe kukullën që djali bleu dy ditë më parë.

U largova nga varrezat me lotët që më rridhnin krua.

Një shofer i dehur dhe i papërgjegjshëm i ndryshoi jetën një familje të tërë, i ndau përgjithmonë!

P.s: Keto kohe shoh shume makina qe duket jo sikur ecin, por sikur fluturojne rrugeve. Te gjithe jemi te kercenuar prej ketyre shofereve te papergjegjshem. Kete histori e perktheva dhe e solla me shprese se ndonje qe nget makinen me shpejtesi, ta lexoje dhe te nxere mend para se te ndodhe e keqja.

Une e postova, ti shperndaje!

Ku i dihet, ndoshta shpetohet qofte dhe nje jete!

Elmaz Fida

Related Articles

Back to top button