Partia demokratike Shqiptare, Bashkimi Demokratik i Luginës dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve përmes një interviste kanë thënë se është shkelur mbi ligjet dhe statusin e Komunës së Preshevës dhe se ata nuk e pranojnë zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit Komununal të Preshevës.
Por këto akuza kundrejt pushtetit lokal nga opozita si duket nuk po i interesojnë as qytetarëve e as subjekteve që do të udhëheqin për katër vitet e arta Preshevën, pasi që ata vetëm se kanë filluar punët dhe qasjen serioze dhe profesional ndaj qytetarëve të Preshevës.
Mustafa, Destani dhe Haziri kanë kritikuar ashpër subjektet APN dhe PVD, madje ata nuk kanë marrë pjesë as në seancën e ditës së mërkurë që ishte organizuar.
Opozita Preshevare ka siguruar votuesit e vetë se do të jetë e zëshme dhe do të kontrollojë çdo punë të pushtetit lokal.
Intervistën e plotë mund ta dëgjoni në videon më lart. /Presheva.AL/