Lajme

Përurohet libri me poezi “Fjalë e lot” i autores Marigona Fejzullahu

Në sallat e mësmit të Univerzitetit Internacional të Novi Pazarit- dega në Preshevë, u përurua libri me poezi “ Fjalë e lot” i autores Marigona Fejzullahu.

“Vëllimi poetik me titull “Fjalë e lot” i autores Marigona Fejzullahu vjen si rezultat i angazhimit të saj në krijimin e poezive, të cilat e përthekojnë përmbledhjen me vjersha me këtë titull, titull ky që është nxjerrur nga brendia e librit, gjegjësisht nga poezia me tutullin përkatës.

Ky titull pak prekës, por ka simbolikën e vet, sepse shumica e poezive të librit ngërthejnë në vete poezi që shprishin dhembje me pika lotësh, por nganjëherë lotët dalin edhe nga gëzimi i menjëhershëm apo i befasishëm”, tha Maliqi.

Në ciklin e parë poetik shohim se autorja shpalos frymëzimet e saj në poezi me motiv nga përditshmëritë tona, i shkruan poezi babait, nënës, jetimave, të cilët kanë ngelur në mëshirën e fatit, pa përkujdesje as shoqërore, as institucionale, dhe këtë ndjesi autorja e ka shkruar me një dhimbje të thellë m’u ashtu siç i ka shkrirë këto nëpër vargje, të cilat përcillen me emocione gjatë leximit, por edhe të tjerave që shpërfaqin doza pesimizmi nga akterët e të bëmave që tek popullata shprishin pasiguri, dhembje dhe që nxisin rrjedhje lotësh” tha para të pranishmëve redaktori i librit.

Maliqi shtoi se nga gjitha që u tha d vijmë në konkludim se ky libër i takon ligjërimit poetik për fëmijë dhe të rinj.

“Poezitë janë të rimuara, kanë muzikalitetin dhe si i tillë libri shoqërohet me vlera të begatshme artistike” tha në përfundim kryetari Maliqi.

Recensentja e librit, poetja Jalldëze Kasumi-Arifi në fjalimin e saj e çmoi kontributin e autores në libër.

“Autorja ka ditur të gjejë motive të cilat i ka rregulluar mirë, duke i rimuar ato, kështuqë libri ka arritur vlerën e dëshiruar të autores” thotë recensentja e librit.

Për të diskutuar fjalën e morën : Demush Berisha, poet, Rexhep Abazi, poet dhe Nehat Ramizi, ndërsa në emër të familjes Fejzullahu, të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi Shqipërim Fejzullahu.

Edhe autroja e librit i falënderoi të pranishmit, familjen e saj e cila e mbështeti tërë kohën në realizimin e librit, si dhe redaksinë e Feniksit./Titulli.com/

Related Articles

Back to top button