Lajme

Policia Serbe shkarkon edhe udhëheqësin tjetër Shqiptar në vendkalimin kufitar Konçul-Dheu i bardhë

Heshtja e kryetarëve të dy komunave të Bujanocit dhe Preshevës dhe gjithë faktorit politik Shqiptar po lë hapsirë dhe po rritet intenziteti i veprimit të “fshisës” në Stacionet Policore Bujanoc dhe Preshevë duke i shkarkuar kuadrot shqiptarë për të i zavëndësuar me ato serbe që po i sjellin nga komunat tjera.

Java që shkoi solli shkarkimin e kreut komandues të stacionit policor në Bujanoc Ekrem Krasniqin dhe u zavendësua me Serb madje të gjithë u zavëndësuan me serb (kryeshefi, komandanti dhe zëvëndësi).

Sipas informacioneve që Rtv Spektri ka siguruar sot është shkarkuar edhe udhëheqësi shqiptarë i vendkalimit kufitar Konçul-Dheu i Bardhë Bakush Avduli dhe është zavendësuar me kuadër Serb, transmeton Presheva.AL

Ju politikanë Shqipëtar “të zgjedhurit e popullit” të Luginës së Preshevës për çka jeni duke u angazhuar, për integrime në organet shtetërore APO !!???

Qëllimi i pastrimit të kuadrove Shqipëtare nga zinxhiri komandues në Organet e punëve të mbrendshme na paralajmëron disa kohëra të viteve të nëntëdhjeta që ne Shqipëtarët në Luginë të Preshevës e posaqërisht Kosovarët i mbajmë në përkujtime për të keq ! /Rtv Spektri/

Related Articles

Back to top button