QSA dhe Shpresa e re gëzojnë familjet skamnore në Luginë (Foto, Video)
Në vigjilje të muajit të Ramazanit, në saje të bashkpunimit institucional mes QSA Preshevë dhe shoqatës Shpresa e re nga Belgjika, në kuadër të projektit “Solidarizim gjatë Ramazanit”, u bë shpërndarja e pakove ushqimore.
Qëllimi i projektit ishte solidarizimi me familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit, me qëllim të lehtësimit të situatës humanitare e sociale të familjeve përfituese, gjatë muajit të Ramazanit.
Përmes projektit kanë përfituar 10 familje në nevojë, në vendbanimet e komunës së Preshevës dhe Bujanocit, ndërsa vlera e pakos për një familje kapte shumën prej 37 eurosh.
QSA Preshevë dhe Shoqata Shpresa e re nga Belgjika falënderojnë të gjithë donatorët e projektit, që kryesisht janë bashkatdhetarët tanë nga Belgjika.
Ky ishte aksioni i dytë i përbashkët mes QSA dhe shoqatës Shpresa e re nga Belgjika, përmes të cilëve kanë përfituar familjet në nevojë në komunën e Preshevës dhe Bujanocit.