Lajme

Rama: Kërkojmë nga Serbia të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Kryeministri i i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e tretë të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës e cila po mbahet në Prishtinë ka folur edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, shkruan Titull.com.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria kërkon bashkimin kombëtar me Kosovës përmes Bashkimit Europian; se mbështet dialogun me Serbinë dhe kërkon ekuilibër në rajon, por se kurrë nuk do të reshtë se kërkuari respektimin e të drejtave të shqiptarëve dhe të marrëveshjes së Ohrit nga Maqedonia “që e duam fort” dhe po ashtu, edhe nga Serbia për Luginën e Preshevës.

Rama tha se duhet respektuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“ Të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës duhet respektuar dhe për këtë të marrin shembull se si Kosova po respekton të drejtat e serbëve në territorin e saj”, theksoi mes tjerash Edi Rama, transmeton titulli.com.

Kryeministri Rama duke folur për bashkimin kombëtare tha se duhet të ndihmojnë për integrimin e gjithë Ballkanit në Evropë, pasi, sipas tij, jo vetëm Ballkani ka nevojë për Evropën, por Evropa ka nevojë për Ballkanin.

Ëndrra jonë për Bashkimin Evropain do të ndodhë në Bashkimin Evropian, tha ai.

Related Articles

Back to top button