Lajme

Refugjatët ilegalisht braktisin Tabanocin drejt Preshevës (Video)

Nga 1200 refugjatë sa kishte gjithsej para disa muajve në qendrën për pranim në Tabanoc, në anën maqedonase të kufirit me Serbinë, tani kanë ngelur vetëm 178 refugjatë. Jozyrtarisht Alsat M mëson se shkak i rënies së numrit të refugjatëve në Qendrën për pranim në Tabanoc është se ata në forma të ndryshme ilegale ia dalin të largohen nga kjo Qendër, për të vazhduar rrugën drejt Evropës.
“Për dallim nga më herët kur kampi ynë ishte i stërmbushur me refugjatë tani numri është zvogëluar në mënyrë drastike, ku për momentin kemi diku rreth 178 refugjatë”, tha Goran Stojkovski nga Qendra për menaxhim me kriza.

Edhe përkundër se numri është zvogëluar dukshëm, refugjattë edhe më tej vazhdojnë të përballen me kushte të vështira, më alarmante gjendja paraqitet me ushqimin dhe medikamentet mjekësore.

“Unë vij nga Siria, dhe jam këtu gati 3 muaj. Dëshiroj tëshkoj në Gjermani. Jo, jo, këtu gjithçka është keq, kushtet janë të këqija”, tha një refugjat sirian.

Ndërkohë OJQ-të vazhdojnë me aktivitetet e tyre për t’u dalë në ndihmë refugjatëve.

“Ne me refugjatë jemi që nga fillimi i kësaj krize, në fillim kemi ndihmuar me gjëra ushqimore dhe veshmbathje mirëpo tani kemi ndalesë për shpërndarjen e ushqimit”, u shpreh Azra Milaimi nga OJQ Legis.

OJQ-të refugjatët i mbështesin përmes aktiviteteve të ndryshme sportive dhe arsim joformal.

https://youtu.be/MfPLjiUCbM4

Related Articles

Back to top button