Lajme
Sekretari shtetërorë Stefanoviq në Preshevë, dy investitorët e parë gati të vijnë
Gjatë ditës së sotme Sekretari shtetrorë i Ministrisë së Ekonomisë Dragan Stefanoviq u takua me kryetarin e Presheves Shqiprim Arifin, në takim u bisedua për hapat e parë konkrete që do të ndërrmiren për ardhjen e dy investitorëve të huaj në Komunën e Preshevës.
Bëhet fjalë për dy projekte: prodhimi i energjisë elektrike nga energjia solare dhe prodhimi i salcës nga domatja.
Siç njoftohet për media Arifi ka marrë mbështetje të plotë nga Stefanoviq për këto dy projekte, ku edhe së shpejti do të ket takimin e ardhshëm në Beograd në Ministrinë e Financave. /Presheva.AL/