LajmeReligjioni

Sevdail ef. JAKUPI – Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë

Bashkësia Islame e Kosovës zgjedhjet për Këshill të Bashkësisë Islame në Preshevë i ka shpallur më 31 , Maj, 2016 (e martë). Opinioni publik është i njoftuar me kohë rreth këtij procesit zgjedhorë, problemet e paraqitura për shkak të mbajtjes së parregullta të zgjedhjeve 05. 05. 2013 të organizuara nga grupimi i Fikret Limanit, uzurpimi i pronës së Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë etj.

Zgjedhjet e mbajtura me vendim të Bashkësisë Islame të Kosovës më 31. 05. 2016 janë mbajtur në Xhaminë e Re afër medresesë, sepse lokalet e Këshillit edhe tani janë të uzurpuara nga grupimi i lartpërmendur.

Pas dërgimit të procesverbalit nga anëtari i Kryesisë së BIK – ut z. Ilmi Krasniqi në cilësinë e vëzhguesit të këtyre zgjedhjeve, dhe procesverbalit nga Këshilli i dalur nga këto zgjedhje, Bashkësia Islame e Kosovës ka vertifikuar Këshillin e ri prej nëntë anëtarëve.
Në këtë VENDIM shkruan, se në mbështetje të neni 45. 1. 20. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës, Kryesia e BIK – ut, merre VENDIM, për verifikimin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Preshevës prej nëntë anëtarëve. Kryetarë i Këshillit zgjidhet Sevdail Jakupi imam i Xhamisë Beu Bakër Es- Siddik, në Preshevë.

Related Articles

Back to top button