LajmeReligjioni

Sevdail Jakupi: Tek uzurpuesit e Medresës ,të mos të jepet zeqati dhe sadekatul fitri

Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevës, për mes një deklarate për media ka shkruar se ai është i vetmi organ legal në Preshevë që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, si i tillë qëndron afër interesave të popullit tonë në lidhjen vëllazërore me Bashkësinë Islame të Kosovës. Andaj ne do të respektojmë deri në fund interesat fetare dhe kombëtare të popullit tonë, në ruajtjen e interesave madhore të Luginës, thuhet në deklaratën e këshillit të bashkësisë islame të kosovës në Preshevë. Gjithashtu kreu i KBI të Kosovës në Preshevë, Sevdail Jakupi ka bërë apel të gjithë besimtarëve të komunës së Preshevës që deri sot kur dhe zyrtarisht është publikuar komunikata, sipas tij uzurpimi i ndërtesës së KBI-së nga ‘’muftijsko presevsko’’ nga njerëz me ambicie të ulta, na shtyn që edhe më tepër të kemi dyshim në veprat penale që kanë bërë këta njerëz. Andaj deri sa të hjeket blindimi i objektit tonë, ne bëjmë apel që në zyrat e ‘’muftijsko presevsko’’ mos të jepet zeqati dhe sadekatul fitri.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë

Deklaratë për opinion

Këshilli i Bashkësisë Islame të Preshevës njohton besimtarët e komunës së Preshevës dhe më gjerë se edhe këtë vit bën tubimin e zeqatit dhe sadekatul fitrit që japin besimtarët gjatë këtij muaji të madh të Ramazanit.

Përmes tubimit të sadekatul fitrit dhe zeqatit do të bëhej e mundur funskionimi i medresesë në kuadër të këtij këshilli dhe departmentet e këshillit të bashkësisë islame të Kosovës në Preshevë.

Sikur edhe herave tjera besimtarët e komunës së Preshevës, diasporës dhe njerëz të vullnetit të mirë , mund të japin zeqatin dhe sadekatul fitrin direkt tek imamët e xhamive të komunës së Preshevës.

Njoftojmë besimtarët që Këshilli i Bashkësisë Islame të Preshevës është i vetmi organ legal në Preshevë që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, si i tillë qëndron afër interesave të popullit tonë në lidhjen vëllazërore me Bashkësinë Islame të Kosovës. Andaj ne do të respektojmë deri në fund interesat fetare dhe kombëtare të popullit tonë, në ruajtjen e interesave madhore të Luginës.

I bëjmë me dije besimtarëve të komunës së Preshevës që deri sot kur po japim këtë deklaratë uzurpimi i ndërtesës së KBI-së nga ‘’muftijsko presevsko’’ nga njerëz me ambicie të ulta, na shtyn që edhe më tepër të kemi dyshim në veprat penale që kanë bërë këta njerëz. Andaj deri sa të hjeket blindimi i objektit tonë, ne bëjmë apel që në zyrat e ‘’muftijsko presevsko’’ mos të jepet zeqati dhe sadekatul fitri.

Vet Këshilli i Bashkësisë Islame të Preshevës në kuadër të funksionimit brenda Bashkësisë Islame të Kosovës morri hapat e nevojshëm në ndërtimin e ndërtesës dhe hapjen e medresesë në Luginë. Po ky këshill ishte vital deri sot kur po japim këtë deklaratë, që të finansojë medresenë dhe departmentet e KBI Preshevë, e jo Bashkësia Islame e Sërbisë, me seli në Novi Pazar. Ndërsa etiketimet e ulta kinse Bashkësia Islame Kosovës dhe KBI Preshevë don me mbyll medresenë janë me motive të ulta për përfitime karrieriste të Fikret Limanit.

Kësaj deklarate ia bashkangjesim edhe aktvendimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame në Kosovë lidhje me vulat dhe keqpërdorimin e tyre.

Përmes kësaj deklarate ne publikisht i falendërojmë dhe shprehim mirënjohje për kontributin që po japin profesorët dhe udhëheqësia e Medresesë në realizimin e mësimdhënies në këtë medrese.

Ky këshill ka qenë dhe do të jetë bartës i organizimit të jetës fetare në Komunë të Preshevës. Përgjegjësia kalon mbi këtë këshill për interesat e besimtarëve të komunës së Preshevës, në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në fund lusim Allahun e Madhërishëm ti shpërblej gjithë besimtarët për ndihmat që i japin dhe Allahu i pranoftë prej të gjithëve.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë
Sevdail ef. Jakupi

Ja deklarata zyrtare:
kbi deklarate per opinion

Related Articles

Back to top button